Partneri juaj strategjik në ligj, biznes dhe pasuri të paluajtshme

Ekspertizë multidisiplinare për sfida ligjore, financiare dhe organizative.

Nexus Partners & Co. është një strukturë profesionale multidisiplinare, e ndërtuar mbi mbi 22 vite eksperiencë të konsoliduar në fushën ligjore, financiare dhe të burimeve njerëzore.

Nexus Partners & Co.

Tiranë, Shqipëri · Est. 2003 · www.nexus.com.al

  • Ligj
  • Financë
  • Burime Njerëzore
  • Pasuri të Paluajtshme
Konsultime urgjente disponohen. Ekipi përgjigjet brenda 24 orëve.
Rreth Nesh

Misioni & Vizioni Ynë

Misioni: Nexus Partners & Co. është një strukturë profesionale multidisiplinare, e ndërtuar mbi mbi 22 vite eksperiencë të konsoliduar në fushën ligjore, financiare dhe të burimeve njerëzore. Ekipi ynë ka dhënë kontribut të rëndësishëm në çështje komplekse ligjore, projekte strategjike financiare dhe zhvillim organizativ.

Nexus Partners & Co. përbëhet nga Avokatë të licencuar, Ekspertë fiskalë dhe të burimeve njerëzore, të specializuar në fushat: e drejta civile, penale, administrative dhe tregtare; konsulenca financiare dhe fiskale; auditimi i brendshëm; si dhe menaxhimi strategjik i kapitalit njerëzor.

Besimi, konfidencialiteti dhe kujdesi i vazhdueshëm ndaj klientit janë themeli i çdo bashkëpunimi që ndërtojmë.

Statistikat Kryesore

120+ Çështje dhe projekte të kryera me sukses
22+ Vite eksperiencë të kumuluar në tregun shqiptar
20+ Startup të ndihmuara, nga regjistrimi deri në operim të plotë
4 Fusha ekspertize: Ligj, Financë, Burime Njerëzore, Pasuri të Paluajtshme

Vizioni Ynë

Të jemi zgjedhja e parë dhe partneri strategjik i klientëve tanë në fushën ligjore, financiare dhe të pasurive të paluajtshme në Shqipëri dhe më gjerë.

Të konsolidohemi si strukturë referuese për cilësinë, profesionalizmin dhe zgjidhjet strategjike jo vetëm në Shqipëri por më gjerë.

Të zhvillojmë një model të avancuar multidisiplinar këshillimor dhe juridik, unik në tregun shqiptar.

Të kontribuojmë aktivisht në ndërtimin e një mjedisi ligjor dhe ekonomik të sigurt për klientët, partnerët dhe komunitetin.

Vlerat Tona

I. Integriteti & Etika

Çdo vendimmarrje dhe veprim bazohet në integritet profesional të plotë dhe etikë pa kompromise. Këto nuk janë vetëm parime por janë mënyra jonë e punës.

II. Profesionalizmi & Cilësia

Standarde të larta në çdo shërbim të ofruar. Cilësia për ne nuk është opsion por është detyrim ndaj klientit.

III. Besimi & Konfidencialiteti

Themeli i çdo marrëdhënieje me klientët tanë është besimi i ndërsjelltë dhe ruajtja absolute e konfidencialitetit.

IV. Qasja e Personalizuar

Klienti në qendër të çdo zgjidhjeje. Çdo rast është unik, analizohet dhe trajtohet me profesionalizëm, kujdes dhe saktësi.

Shërbimet Kryesore

Katër Shtylla të Ekspertizës Sonë

Në Nexus Partners & Co. jemi të përkushtuar të ndihmojmë klientët, bashkëpunëtorët dhe komunitetin të lulëzojnë. Duke bashkuar ekspertizë ligjore, financiare dhe të burimeve njerëzore, ofrojmë shërbime të integruara për individë, biznese dhe institucione. Qoftë duke transformuar struktura organizative, mbrojtur interesa juridike, optimizuar performancën financiare apo zhvilluar kapitalin njerëzor, ndikimi i punës sonë ndjehet çdo ditë.

Ndërtim & Infrastrukturë Pasuri të Paluajtshme Shërbime Financiare Biznese & Startup Institucione Publike Organizata OJF
Shtylla I

Shërbime Ligjore

Asistencë e plotë juridike për individë, biznese dhe organizata në çështje tregtare, administrative, penale, civile dhe familjare.

  • E Drejta Tregtare, themelim shoqërish, konsulencë biznesi, ristrukturim, asistencë OJF
  • E Drejta Administrative, ankesa, gjoba, sanksione, procedura administrative
  • E Drejta Penale, përfaqësim në gjykatë dhe prokurori, mbrojtje ligjore, ankesa dhe rekurs
  • E Drejta Civile dhe Kontraktore, hartim kontratash, kërkesa dëmshpërblimi, zgjidhje mosmarrëveshjesh
  • E Drejta Familjare, divorc, kujdestari, pensione ushqimore, marrëveshje familjare
🏛
Shtylla II

Pasuri të Paluajtshme

Këshillim dhe zgjidhje juridike për transaksione, zhvillim dhe administrim të pasurive të paluajtshme.

  • Verifikim ligjor i pronave dhe due diligence
  • Blerje, shitje dhe transferim pasurie
  • Hartim kontratash ndërtimi dhe zhvillimi
  • Konsulencë për zhvillim dhe vlerësim pasurish
  • Negocim transaksionesh dhe zgjidhje juridike për çështje prone
📊
Shtylla III

Konsulencë Financiare

Mbështetje për vendimmarrje financiare, strukturim biznesi dhe kontroll të pajtueshmërisë.

  • Analizë financiare dhe planifikim strategjik
  • Optimizim kostosh dhe strukturim financiar i biznesit
  • Konsulencë për investime dhe vlerësim risku
  • Auditim i brendshëm dhe kontroll i pajtueshmërisë
  • Konsulencë fiskale dhe planifikim tatimor
👥
Shtylla IV

Burime Njerëzore

Zgjidhje për menaxhimin e marrëdhënieve të punës, pajtueshmërinë dhe zhvillimin e kapaciteteve organizative.

  • Hartim kontratash pune dhe politikash të brendshme
  • Menaxhim i marrëdhënieve të punës dhe zgjidhje konfliktesh
  • Negocim mes punonjësve dhe punëdhënësve
  • Llogaritje detyrimesh, kompensimesh dhe vlerësim i viteve të punës
  • Përfaqësim ligjor në procedura disiplinore dhe mosmarrëveshje pune
  • Trajnime HR dhe ndërtim kapacitetesh organizative
Ekipi

Profesionistët Tanë

Nexus Partners & Co. përbëhet nga një ekip profesionistësh të njohur, me ekspertizë të konsoliduar si në sektorin privat, ashtu edhe në institucionet publike. Ky kombinim eksperiencash dhe specializimesh është avantazhi ynë konkurrues dhe garancia juaj për zgjidhjen e të gjitha çështjeve tuaja.

Themeluesit Bashkërendues

Av. Ervis Kulla

Av. Ervis Kulla

Co-Founder · Avokat | E Drejta Civile, Tregtare & Administrative

Avokat dhe pedagog (PhD-c) me mbi 15 vite përvojë në praktikën juridike dhe formim multidisiplinar mbi tre diploma universitare. Ekspertiza e tij mbulon të drejtën civile, tregtare, administrative, penale, mjedisore dhe ndërkombëtare. Ka ofruar konsulencë pranë Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) dhe ka kontribuar në projekte me ndikim kombëtar e ndërkombëtar.

15+ vite përvojëEkspert juridikNdërmjetës pasurish069 37 55 437
Hegla Duro

Hegla Duro

Co-Founder · Eksperte në Financë, Administrim Strategjik & Burime Njerëzore

Eksperte me mbi 22 vite eksperiencë në financë, administrim korporativ dhe menaxhim strategjik të burimeve njerëzore. Me licenca si Eksperte Fiskale dhe Auditore e Brendshme, ajo sjell vizion të qartë menaxherial dhe ekspertizë të thelluar në planifikim strategjik, auditim dhe zhvillim organizativ, duke ofruar vlerë të shtuar për bizneset dhe institucionet.

Eksperte Fiskale · EF668Auditore e Brendshme · AB081Ndërmjetëse pasurish069 60 62 917
Av. Artens Lazaj

Av. Artens Lazaj

Co-Founder · Avokat | E Drejta Penale, Civile & E Drejta e Pronës

Avokat i licencuar me ekspertizë të konsoliduar në të drejtën penale, civile, të pronës dhe administrative. Profili i tij bashkëngjit praktikën ligjore private me kontribut institucional të rëndësishëm, në hartimin e legjislacionit, forcimin e mekanizmave të integritetit dhe monitorimin e politikave publike. Qasja e tij dallohet për rigorozitet juridik, etikë të lartë dhe orientim strategjik drejt zgjidhjeve efektive.

Avokat i licencuar · 10814E drejtë penaleE drejtë prone069 82 842 83
Qasja Jonë e Punës

Analizë, strategji dhe zbatim profesional.

01

Analizë e Thelluar

Para çdo zgjidhjeje vjen së pari të kuptuarit. Çdo çështje analizohet në detaje duke marrë parasysh kontekstin juridik, pasojat ekonomike dhe njeriun pas saj.

02

Strategji e Personalizuar

Pasi kuptojmë çështjen, ndërtojmë rrugën që do të ndjekim. Jo një rrugë standarde, por atë që i përshtatet situatës suaj duke balancuar riskun, kohën dhe interesin afatgjatë.

03

Zbatim Profesional

Themi çfarë bëjmë. Bëjmë çfarë themi. Çdo angazhim përmbushet me saktësi, në kohë dhe me standardin që klienti meriton.

Iniciativat Tona

Zbuloni Iniciativat Tona

Nexus Partners & Co. beson se pas çdo sfide juridike, financiare apo organizative qëndron një njeri, një biznes, një e ardhme. Kontribuojmë aktivisht në ndërtimin e një mjedisi të shëndoshë ligjor dhe ekonomik.

I.

Drejtësi e Aksesueshme

Besojmë se çdo individ meriton përfaqësim të denjë. Mbështesim iniciativa që rrisin aksesin në drejtësi dhe forcojnë shtetin e së drejtës, për klientët individualë dhe subjektet institucionale.

II.

Pasuri të Sigurta

Ndihmojmë klientët të mbrojnë dhe zhvillojnë pasuritë e tyre me siguri juridike të plotë, nga due diligence dhe verifikimi ligjor, deri te negocimi dhe transferimi i pronës.

III.

Ekonomi e Qëndrueshme

Kontribuojmë në zhvillimin e kapaciteteve ekonomike të bizneseve dhe institucioneve, me ekspertizë financiare, fiskale dhe strategjike që sjell ndikim të qëndrueshëm dhe vlerë të shtuar afatgjatë.

IV.

Kapital Njerëzor

Investojmë në njerëz. Nëpërmjet trajnimeve, mentorimit dhe zhvillimit organizativ, ndihmojmë bizneset të ndërtojnë ekipe të forta, politika moderne pune dhe struktura organizative efektive.

Kontakt

Na Kontaktoni

Jemi këtu për t'ju ndihmuar. Na dërgoni një mesazh ose na kontaktoni direkt — ekipi ynë do t'ju përgjigjet brenda 24 orëve. Konsultimi i parë është plotësisht falas dhe konfidencial.

  • 📍 Vendndodhja: Tiranë, Shqipëri
  • 📍 Selia Qendrore: përballë Gjykatës së Lartë, Bulevardi Bajram Curri, Lagja Ali Demi Nr. 7/229, Kati 2, Ap. 12
  • 📍 Zyra e Dytë: përballë Gjykatës së Rrethit Tiranë, Rruga "Ibrahim Dervishi", Njësia Administrative Nr. 5, Nd. 23, H. 5, Ap. 16
  • 📧 info@nexuspartners.al
  • 🌐 www.nexus.com.al
  • 🕘 E Hënë – E Premte: 09:00 – 18:00
  • ⚡ Konsultime urgjente disponohen

Rezervoni konsultimin tuaj të parë falas

Ekipi ynë do t'ju përgjigjet brenda 24 orëve. Çdo konsultim i parë është falas dhe plotësisht konfidencial.